Ismaili rikthen fushatën kreative të bujtjes së para katër viteve, befasohet nga vizita në familjen Shala të Taslixhës

Ismaili rikthen fushatën kreative të bujtjes së para katër viteve, befasohet nga vizita në familjen Shala të Taslixhës

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vizituar familjen Shala në Taslixhe, aty ku në zgjedhjet e vitit 2021 kishte bujtur në shtëpinë e tyre, në kuadër të një fushate kreative të asaj kohe.

Këtë herë, vizita e tij kishte për qëllim të dëgjonte nga afër se çfarë ka ndryshuar në katër vitet e qeverisjes aktuale.


Anëtarët e familjes Shala theksuan se situata në lagje jo vetëm që nuk është përmirësuar, por është përkeqësuar.

Ata ngritën si probleme kryesore mungesën e ndriçimit dhe rrezikun nga qentë endacakë.

“Këtu është shumë keq, është shumë ma keq. Dritat na i kanë heqë krejt, nuk ka ndriçim dhe s’je i sigurt as prej errësirës e as prej qenve,” u shprehën ata.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve të banorëve, Ismaili tha se qytetarët sot janë më të vetëdijshëm për nevojën e ndryshimit.

Ai shtoi se ndryshe nga kandidatët e tjerë, ofertat e tij nuk janë plane megalomane por zgjidhje të matshme e konkrete.

“Unë nuk po jap plane që nuk realizohen, por zgjidhje të cilat secili qytetar i ndjen në përditshmërinë e tij,” tha ai.

Anëtarët e familjes Shala, ndërkohë, shprehën bindjen se pas 12 tetorit Prishtina do të marrë një drejtim të ri.

“Popullata tash është vetëdijesu, e po e dinë që është koha për ndryshim,” theksuan ata.