Gjatë debatit në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, kandidati i PDK-së për Prishtinën, Uran Ismaili, vuri në pikëpyetje seriozitetin e qeverisjes aktuale të projekteve të premtuara nga kryetari aktual Përparim Rama.
Sipas Ismailit, qasja e Ramës i ngjan një kandidati që po garon për herë të parë, me premtime të papeshuara dhe mungesë të reflektimit mbi katër vitet e kaluara në pushtet.
“Vijmë në një situatë ku z. Rama, me gjithë respektin, po e ka një ndjenjë të kandidimit për herë të parë, do t’i bëjmë, do t’i bëjmë, do t’i bëjmë. Neve na kanë shkuar katër vite të jetës sonë, dhe tetë të tjera më herët me qeverisjen e Shpendit. Edhe katër vitet e z. Rama nuk kanë sjellë siguri nga punët që janë kryer, dhe nuk kemi asnjë garanci që edhe katër apo tetë vite të tjera nuk do të jenë po kështu, me projekte të mëdha, por që nuk përkthehen në realitetin tonë”, u shpreh Ismaili./Klankosova.tv
The post Ismaili-Ramës: Sillesh sikur po garon për herë të parë e flet për plane, s’po tregon çka ke realizu (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.