Uran Ismaili, kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, ka thënë se kryeqyteti ka probleme të shumta që për vite me radhë nuk janë rregulluar.
Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka theksuar se kjo mund të jetë pasi janë zgjedhur për kryetarë që nuk i kanë pasë shkathtësitë, të cilët arrijnë t’i realizojnë premtimet e tyre, që ua kanë dhënë prishtinasve.
Ismaili ka kritikuar edhe kryetarin aktual të Prishtinës, Përparim Ramën, për të cilin tha se nuk ka arritur të realizojë premtimet e veta dhe se ai ka premtuar shumë, dhe nuk ka ditur çfarë të bëjë.
“Edhe herën e fundit ne kemi zgjedhur një kryetar që ka premtuar jashtëzakonisht shumë. Mirëpo, nuk ka qenë në gjendje t’i realizojë projektet të cilat vet i ka premtuar. Pra, nuk jemi duke folur për projekte të cilat iu kanë imponuar nga dikush tjetër”.
“Konsideroj që kryetar i komunës duhet ta kuptojë që përgjegjësia është e tij në qoftë se shërbimet e lagjeve nuk janë në rregull, nuk mundesh të arsyetohesh, nuk mundesh t’i akuzosh të tjerët, nuk mundesh që për katër vite të thuash pareshtur se nuk kam mundur të punojë e nuk më kanë lënë të punojë. E në anën tjetër e je buxhetin më të madh se çdo komunë tjetër. Pra, është tejet e rëndësishme në momentin që zgjidhem si kryetar i komunës arsyetimet nuk janë në fjalorin tim”, ka thënë Ismaili. /Klankosova.tv
The post Ismaili: Rama nuk ka arritur t’i realizojë projektet që ishin premtime të tija appeared first on Klan Kosova.