Dje në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë u organizua një protestë masive nga OVL-UÇK kundër padrejtësive që sipas tyre po i bëhen ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.
Në tubim morën pjesë mijëra qytetarë me pankarta dhe flamuj me simbolet e UÇK-së, transmeton Klankosova.tv.
Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Ismail Selmani nga iniciativa “Të gjithë për luftëtarin” tha se sheshi ishte mbushur plot me njerëz të entuziazmuar dhe të bashkuar nën tri germat e arta UÇK.
Ai theksoi se protesta nuk duhet të ndalet deri në rrëzimin e Gjykatës Speciale, të cilën e quajti të korruptuar.
“Janë plotë, me këtë kemi thënë, dhe prapë po themi që protesta e djeshme nuk do të ndalet derisa ta rrëzojmë atë gjykatë speciale të korruptuar”, tha Selmani.
The post Ismaili: Protestat si ajo e djeshmja nuk duhet të ndalen deri në rrëzimin e Speciales (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.