Ismaili: Prishtina ka nevojë për dikë që e njeh, e di se mund të bëhem kryetar që i realizon premtimet (VIDEO)

Ismaili: Prishtina ka nevojë për dikë që e njeh, e di se mund të bëhem kryetar që i realizon premtimet (VIDEO)

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili sot në emisionin “DPT te Fidani” tha se mendon që kryeqyteti ka nevojë për një ndryshim dhe për një person që e njeh.

Ai u shpreh se e di që mund të bëhet një kryetar që siç tha, i realizon premtimet e dhëna dhe projektet.

“Mendoj që Prishtina ka nevojë jashtëzakonisht për një ndryshim, mendoj që Prishtina ka nevojë për një person që e njeh Prishtinën, që është i lidhur me Prishtinën, që jeta e tij ka qenë, është dhe do të jetë me Prishtinën”

“Por, poashtu e di që mund të bëhem një kryetar i cili i realizon premtimet e dhëna, i realizon projektet, njerëzit kanë nevojë të shohin projekte të prekshme dhe unë e di që i realizojë ato. Njerëzit kanë nevojë të shohin përmirësime në jetën e vet, nuk ka njeri në Prishtinë që nuk ka nevojë të ketë përmirësim në jetën e vet”.

“Pra, nuk kam nevojë  dhe nuk ka nevojë Prishtina edhe për një cikël të fushatës, në të cilën shtyhemi me oferta, cili po premton më shumë dhe ai që premton më shumë të tentojë të marrë vota më shumë. Jo, unë nuk kam dalur me premtime tepër të mëdha, unë kam thënë “e ndreqi trafikun, e bëj Prishtinën e pastër, e bëj Prishtinën e sigurt, jam në gjendje ka kthejë Prishtinën kah e ardhmja”, pra janë premtime të cilat mund t’i zbërthejmë tash. Prishtina ka nevojë për një person me qujt të vetin, i cili e njeh dhe kanë relacion njëri me tjetrin”, u shpreh tutje Ismaili./Klankosova.tv

The post Ismaili: Prishtina ka nevojë për dikë që e njeh, e di se mund të bëhem kryetar që i realizon premtimet (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.