Ismaili me sportistët: Të gjithë pjesë e ndryshimit në Prishtinë pas 12 tetorit

Ismaili me sportistët: Të gjithë pjesë e ndryshimit në Prishtinë pas 12 tetorit

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka ndarë një video në rrjetet sociale ku shihet duke luajtur basketboll me miqtë e tij dhe disa nga kandidatët për Asamble të Prishtinës.

Basketbolli është një nga pasionet e Ismailit, ndërsa zhvillimi i sportit zë një vend të rëndësishëm në planin e tij për Prishtinën funksionale.


Përmes zgjidhjes së tij “Prishtina e së ardhmes”, që është pjesë e 5 zgjidhjeve, ai synon të nxisë kulturën e sportit dhe aktivitetit fizik në çdo lagje të kryeqytetit duke ndërtuar fusha të reja sportive dhe duke mbështetur klubet ekzistuese të Prishtinës. /Telegrafi/