Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka folur për Ligjin për Rregullimin e Çmimit të Barnave.
Ismaili tha se këtë ligj ia ka dorëzuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, përpara se të kandidonte për kryetar të Prishtinës, por tha se të njëjtin ligj, Qeveria Kurti, e ka gjymtuar.
“Shëndetësia ka pasur një ngecje shumë të madhe. Ligjin për rregullimin e çmimit të barnave ia kam dorëzuar Arben Vitisë kur kam kandiduar për Prishtinë, para tri viteve e pak. Ia kam dorëzuar një ligj, që është i bazuar në praktikat më të mira të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke e ditur se Kosova është i vetmi vend, bashkë me Bjellorusinë që s’ka rregullim të çmimeve të barnave”.
“Këta e kanë gjymtuar atë ligj që e kam propozuar unë dhe e kanë përshpejtuar pa diskutime dhe i kanë krijuar probleme me stoqe e përfaqësi të tyre”, tha Ismaili në Rubikon në Klan Kosova.
Më tej, ai tha se kjo është bërë me qëllim elektoral nga ana e qeverisë, duke shtuar se e kanë cenuar një nga sektorët më të rëndësishëm të shtetit, për shkak të kërkesës së madhe që të paraqesin diçka si sukses.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>