Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, e ka komentuar bojkotin që Lëvizja Vetëvendosje po ia bën mediave më të mëdha në vend.
Ismaili tha se qëllimi i VV-së pas këtij bojkoti të mediave është që të largohen nga problemet reale të qytetarëve të vendit.
“Po krijohen disa situata të reja nëpërmjet disa fakteve që nuk ekzistojnë, siç është beteja me mediat për të ikur nga situata reale, që janë çmimet e larta”.
“Leximi im është që ka disa probleme reale që familjet në Kosovë po i përjetojnë, siç janë çmimet e larta, migrimi shumë i lartë, është thyer stabiliteti i familjeve në Kosovë, ka pasiguri të madhe”, tha Ismaili në Rubikon në Klan Kosova.
Më tej, ai tha se mungesa e llogaridhënies nga Qeveria Kurti po i dëmton qytetarët, teksa shtoi se kjo është po ashtu strategji e Vetëvendosjes për t’i mbuluar dështimet qeverisëse.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>