Ismaili: Fontana te Komuna është kufiri mental i qeverisjeve komunale për 25 vitet e fundit

Ismaili: Fontana te Komuna është kufiri mental i qeverisjeve komunale për 25 vitet e fundit

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në debatin për kryeqytetin në emisionin Rubikon në Klan Kosova, tha se për dallim nga kryetari aktual Përparim Rama, ai beson në përgjegjësi dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve.

Ismaili kritikoi mënyrën se si qeveritë komunale, përfshirë atë aktuale, kanë lënë jashtë vëmendjes lagjet e mëdha të Prishtinës. “Fontana te Komuna është kufiri mental i qeverive komunale.


Ka lagje që në vitin 2025 ende presin pritore për autobusë, nuk kanë çerdhe, nuk kanë ndriçim, nuk kanë parqe. Ndërkohë që dëgjojmë për investime prej 200 apo 300 milionë eurosh, qytetarët kanë ende probleme bazike,” tha ai.

Sipas Ismailit, dallimi mes tij dhe Ramës shihet në qasjen ndaj qytetarëve. “Kur flet për Kolovicën e Kodrën e Trimave dhe thotë se sot e gëzojnë autobusin, aty shihet qasja margjinalizuese që ka ndaj lagjeve të rëndësishme të qytetit,” shtoi ai.