E hënë, 3 Mars, 2025
spot_img
HomeLajmeIsmaili: Flasim për koalicione me të gjithë ata që e mbështesin Hamzën...

Ismaili: Flasim për koalicione me të gjithë ata që e mbështesin Hamzën për kryeministër

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Uran Ismaili, tha se partia të cilës i përket nuk ka bërë asnjëherë kalkulim me Vetëvendosjen.

Ismaili tha se me VV-në s’kanë kalkuluar as kur i kanë shkuar në darkë e as kur kanë pasur diskutime, siç tha ai, për zgjedhje, dhe se s’kanë lënë opsion të hapur për koalicion.

“Për mua vetëm një gjë është e rëndësishme, Bedri Hamza, sepse nëse thuhet se po hyjmë në koalicion me partitë opozitare dhe nuk është Bedri Hamza kryeministër, nuk dua të hyjë, as me LDK-në s’dua të hyjë në një vend ku nuk është Bedri Hamza, sepse i besoj programit të tij”.

“Nëse bëhet Bedri Hamza kryeministër, me të gjithë po ulemi dhe po flasim. Mendoj që ne do t’i fitojmë zgjedhjet dhe kush e mbështet Bedri Hamzën kryeministër, vjen në tavolinë”, tha Ismaili, njofton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498