Ismaili: Edhe në lagje ku ka pasur bastione tradicionale, ka klimë për ndryshim

Ismaili: Edhe në lagje ku ka pasur bastione tradicionale, ka klimë për ndryshim

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka folur për fushatën dhe klimën politike që sipas tij, po mbizotëron në kryeqytet.

Ismaili tha se në Prishtinë ka një klimë për ndryshim edhe në lagjet të cilat kanë qenë bastione tradicionale.

“Në Prishtinë ka një klimë për ndryshim dhe në lagje ku ka pasur bastione tradicionale, ka klimë për ndryshim”.

“Njerëzit e dinë që jeta ime është e lidhur me Prishtinë, përtej politikës dhe unë e kam një afërsi me njerëz, mundohem të jem njëri nga ta”.

“Në dëshirën time për të fituar, nuk më korrupton mendimi që t’iu premtoj njerëzve dicka që s’mund ta mbaj”, tha Ismaili në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, Ismaili u shpreh ndryshimin në Prishtinë do ta sjell me projekte të menjëhershme, ku eliminohen problemet, intervenohet në lagje dhe kthehet një Prishtinë funksionale.

“Për këtë arsye, projektet konkrete, dhe këtu dallojmë, në ndryshimin që unë e përfaqësoj dhe në vazhdimësinë që e përfaqëson Rama”.

“Unë konsideroj se e sjell këtë ndryshimin që janë projekte të menjëhershme, eliminohen problemet e menjëhershme, intervenohet në lagje dhe jetën e Prishtinës, pra kthehet një Prishtinë funksionale ose vazhdohet me projekte që s’u dihet fundi, nuk u dihet financimi”, tha ai.

The post Ismaili: Edhe në lagje ku ka pasur bastione tradicionale, ka klimë për ndryshim appeared first on Klan Kosova.