Dardan Islami në “DPT te Fidani”, tregoi se çfarë ndodhi me uebfaqen e KQZ-së sipas tij.
Sipas tij, ajo që po ndodh te KQZ është stratergji, prapavijë politike dhe dështim i organizimit.
Ka qenë një tender, ia kanë dhanë kompanisë Cactus për ma lirë, një burimor.
Siç duket ka qenë softuer i pa pambrojtur prej sulmeve të mundshme, i kanë mungu ato përcjellëset që e mbrojnë atë softuer, ajo që dimë është se është sulmu atë natë. I ka pas 20 mijë hits prej Rusisë, në një moment jo të mirë. Vota e Vetëvendosjes është rritë. Kemi interferencë të palës së tretë”, tha Islami.
Ai tutje, tregoi se si e kishte parashikuar rezultatin e zgjedhjeve.
“Me fol sinqerisht kam besu që i fitojnë 35% max, por këta shkun 42”, tha ai.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>