E martë, 15 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeIshte vjedhur në Pejë, policia e gjen veturën në Prishtinë

Ishte vjedhur në Pejë, policia e gjen veturën në Prishtinë

Një veturë e cila ishte vjedhur ditë më parë në qytetin e Pejës është gjetur të hënën në Prishtinë.

Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se vetura  është gjetur   e parkuar nё rrugën “Flaka e Janarit” nё Prishtinё, e cila ishte e braktisur.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datёn 05.07.2025, ёshtё informuar nga viktima se nё rrugën “Lekё Dukagjini” nё Pejё, nё bodrumin e banesёs, i ёshtё vjedhur vetura e tipit Audi, ku nё brendёsi të veturës ishin edhe dy llaptop, tre mullinj tё kafesë, si dhe njё mjet shpues”.

“Pas njё pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, nё bashkёpunim me njёsitet e Stacionit Policor Prishtinё, me datёn 14.07.2025, pёrmes rrugёve operative, ёshtё lokalizuar vetura e cila ishte e parkuar nё rrugën “Flaka e Janarit” nё Prishtinё, e cila ishte e braktisur”.

Nё koordinim me prokurorin e Shtetit, pas procedurave policore, vetura i ёshtё kthyer pronarit legjitim.

The post Ishte vjedhur në Pejë, policia e gjen veturën në Prishtinë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT