Futbollistja me prejardhje nga Kosova Kosovare Asllani ka shënuar golin e vetëm në fitoren 1-0 të Lindon City Lionesses ndaj West Hamit.
Ajo realizoi në minutën e 68-të, ndërsa pastaj festoi me shqiponjë.
Gazetarët menjëherë pas ndeshjes e pyetën se nëse festa me shqiponjë ishte politike, gjë për të cilën mbeti e befasuar edhe Asllani, e cila iu tregoi se ishte për Kosovën.
“Ishte një homazh për Kosovën. Jam e befasuar që e përmendni faktin se mund të jetë e ngarkuar politikisht”, tha ajo.
Ajo ndër të tjera edhe komentoi golin e shënuar, ku deklaroi se përfitoi nga lëvizja e ngadaltë e portierers mysafire.
“Mendova se ajo (portierja) më pa, por kur realizova se nuk më pa, atëherë mendova “Thjesht duhet të vrapoj më shpejtë dhe ta marrë topin”. Ishte një ndër golat më të çuditshëm që kam shënuar”, shtoi ajo.
Përndryshe, kjo festë e Asllanit vjen pas fitores historike që Shqipëria e realizoi të shtunën në udhëtim te Serbia në kuadër të kualifikuesve të Kampionatit Botëror./Telegrafi/