Ish-këshilltari i Wesley Clark, John Stewart Duncan, po dëshmon sërish para Dhomave të Specializuara të Hagës.
Gjatë seancës, prokurori i ka treguar Duncan-it një fotografi nga viti 1999 dhe e ka pyetur nëse e njeh personin në qendër të imazhit.
Duncan ka thënë se nuk e di emrin, por e di se kush është.
“Nuk e di emrin e tij, por e di kush është.Siç kujtoj unë, është një nga njerëzit me funksione të larta në funksionimin policor dhe të zbulimit.
Ai ka shtuar se, sipas kujtesës së tij, personi është një nga njerëzit me funksione të larta në strukturat policore dhe të zbulimit të UÇK-së.
Kur është pyetur si e di këtë, Duncan është përgjigjur se nuk mund ta tregojë.
Ndërkohë i pyetur nëse ka arsye për ta kundërshtuar nëse është Kadri Veseli në fotografi, ish-diplomati britanik tha se nuk ka arsye.
The post “Ishte një nga njerëzit me funksione të larta policor” – Duncan pyetet për personin në foto appeared first on Klan Kosova.