Ishte i dënuar me 45 ditë burgim për armëmbajtje pa leje, arrestohet nga policia

Tre të arrestuar në Prishtinë për keqpërdorim të kartelave bankare

Është arrestuar një person një person në fshatin Belincë, në Shtime ishte i dënuar me 45 ditë burgim efektiv për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar dhe përdorim i armës”.

Më datë 19.08.2025, rreth orës 14:25 në fshatin Belincë, në Shtime, njësitet policore bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, kanë arrestuar personin e kërkuar K. H., 35 vjeç.

Ai ishte i dënuar me 45 ditë burgim efektiv për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar dhe përdorim i armës”.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dënuari është dërguar për vuajtjen e dënimit.

The post Ishte i dënuar me 45 ditë burgim për armëmbajtje pa leje, arrestohet nga policia appeared first on Klan Kosova.