Ishte duke qëndruar në oborrin e axhës së tij në Pogragjë të Klinës, goditet në kokë nga një plumb qorr

Ishte duke qëndruar në oborrin e axhës së tij në Pogragjë të Klinës, goditet në kokë nga një plumb qorr

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në një fshat të Klinës.

Rasti ka ndodhur në fshatin Pogragjë të Klinës, të premten në ora 21:35, ku një person ka njoftuar se derisa ishte duke qëndruar në oborrin e axhës se tij, është goditur në kokë nga një plumb qorr.


“Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke qëndruar në oborrin e axhës se tij, është goditur në kokë nga një plumb qorr. Viktima, është dërguar fillimisht në QMF Klinë e më pastaj në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/