E hënë, 23 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/ishin-te-fshehura-ne-menyre-profesionale-si-u-gjet-armatimi-ne-objektin-e-arsenijeviqit-video111/“Ishin të fshehura në mënyrë profesionale” – si u gjet armatimi në...

https://klankosova.tv/ishin-te-fshehura-ne-menyre-profesionale-si-u-gjet-armatimi-ne-objektin-e-arsenijeviqit-video111/“Ishin të fshehura në mënyrë profesionale” – si u gjet armatimi në objektin e Arsenijeviqit? (VIDEO) – Klan Kosova

Policia e Kosovës gjatë një aksioni në Vallaq të Zveçanit gjatë ditës së diel, ka hasur në një sasi të madhe armatimi.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se armatimi është gjetur në një objekt që i përket politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq.

Sakaq, gazetari korrespodent, Urall Boshnjaku thotë për “Ora Shtatë” se armatimi u gjet brenda nën tokë, në disa kanale nëntokësore, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Boshnjaku tregoi se çfarë lloj armatimi u gjet gjatë këtij aksioni, derisa shtoi se mënyra se si ishin fshehur këto armë ishte tejet profesionale.

Gjatë bastisjes, prezent ishin KFOR-i amerikan dhe njësi monitoruese nga EULEX-i.

Ndryshe, të dielën policia bëri të ditur se nuk ka të arrestuar, megjithëse ka një person me interes për intervistim.

The post “Ishin të fshehura në mënyrë profesionale” – si u gjet armatimi në objektin e Arsenijeviqit? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT