E shtunë, 10 Maj, 2025
spot_img
HomeLajme“Ishin në shumë siklet” - Kelly: Ja ç'më tha Olsi pas takimit...

“Ishin në shumë siklet” – Kelly: Ja ç’më tha Olsi pas takimit me EglinSinjali

Kelly, ish-banori i “Big Brother VIP 4”, ka komentuar disa nga ngjarjet më pikante të ndodhura së fundmi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Moderatorja e pyeti këngëtarin e njohur edhe në lidhje me takimin e Eglit me ish-partnerin e saj, Olsi Bylyku, brenda shtëpisë së BBV 4.

Kelly u shpreh se në fillim ishin të dy në shumë siklet, por më pas biseda ishte e natyrshme.

Pjesë nga intervista:

Sidorela: Si tu duk takimi mes Olsit dhe Eglit dhe a e ndihmon Eglin në garë apo e dëmton? Ti e njeh Olsin prandaj po ta bëj pyetjen

Kelly: Olsin e kam shumë shok dhe Eglin e kam njohur prej tij. Ishte një takim goxha miqësor që thoshte shumë gjëra, te pjesa e mirënjohjes, pas çdo lidhje të mbash mend momentet e bukura dhe të marrësh më të mirën e asaj gjëje. Mendoj se ndikon, mund të ndikojë për mirë dhe për keq, po them më shumë ka ndikuar nga ana pozitive.

Sidorela: E prisje të ndodhte një takim mes tyre?

Kelly: Me thënë të drejtën jo, ishte një nga momentet e bukura

Sidorela: Ti i njeh të dy, ishin në siklet?

Kelly: Në shumë siklet. Egli ishte më tepër, edhe Olsi ishte pak i kontraktuar, në fillim se pastaj biseda mu duk e natyrshme

Sidorela: Ishte partnerja që e ka shtyrë Olsin për të bërë këtë takim?

Kelly: E deklaroi vetë aty, një nga mbështetjet ishte partnerja e tij

Sidorela: Duke qenë se e njeh Olsin, ke patur komunikim me Olsin pas këtij takimi?

Kelly: Një ditë më pas jam takuar

Sidorela: Ishte i qetë, i lehtësuar?

Kelly: Shumë i qetë

Sidorela: Çfarë komentonte?

Kelly: Ndihej mirë, dukej sikur ka nxjerrë diçka nga vetja për atë që mendonte. Sigurisht që atë që ka menduar e ka thënë, ishte një mesazh shumë i mirë për njerëzit se si duhet t’a menaxhojnë ndoshta një ndarje, një gjë që ka kaluar dhe mundohen të marrin më të mirën e asaj gjëje.

Sidorela: E sheh, e ndjek Big Brother?

Kelly: Jo shumë kohët e fundit pasi angazhimet bëjnë punën e tyre, ndaj kohën midis studios dhe shtëpisë

Sidorela: E di se çfarë më bëri përshtypje, që jo vetëm ju që jeni banorë, por edhe Olsi tha ‘më sjellin video pafund nga Big Brother’, e bezdisin këto gjëra?

Kelly: Nuk është se mi ka shprehur

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT