Ish-anëtari i Vetëvendosjes, Selatin Retkoceri, ka kritikuar faktin që familja e Kryeministrit Albin Kurti nuk jeton në Kosovë, duke theksuar se ata duhet të përballen me realitetin e qeverisjes së tij.
“Familja e kryeministrit duhet të jetë domosdo në Kosovë.
Duhet të ballafaqohet me qeverisjen e bashkëshortit të saj, të shijojë fëmija i tij arsimin e Kosovës, që ia servon bashkëshorti”.
Dhe gjithsesi, gruaja, më i afërmi i kryeministrit, duhet të jetë pranë tij, sidomos kur ai çdo ditë e ka gojën plot luftë, armë e bukë”.
Patjetër duhet të jenë këtu dhe, së bashku me familjet tona, nipat e mbesat tona, nëse do të ketë luftë, ashtu siç e proklamon çdo ditë kryeministri, edhe ata duhet ta shijojnë atë bashkë me ne”, ka deklaruar Retkoceri.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>