Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Dan Quayle, ka paralajmëruar se nëse Rusia arrin të marrë Ukrainën, rreziku për destabilizim të mëtejshëm në Evropë është i pashmangshëm, duke përfshirë edhe Ballkanin dhe Poloninë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një intervistë për CNBC, Quayle kritikoi ashpër qasjen e presidentit Donald Trump ndaj Vladimir Putinit dhe luftës në Ukrainë.
“Nuk e kuptoj afeksionin e Trumpit për Putinin,” tha Quayle, duke shtuar se Trump nuk po ushtron asnjë formë presioni ndaj liderit rus. Ai theksoi se Putini nuk ka asnjë dëshirë për të përfunduar luftën, por synon copëtimin e Ukrainës.
Sipas tij, gatishmëria e Trumpit për të zhvilluar bisedime pa kushte është në kundërshtim me interesat e aleatëve të SHBA-së në Evropë. Quayle sugjeroi se për të detyruar Putinin në negociata, SHBA duhet të ngrijë fondet ruse në Zvicër, të forcojë sanksionet dhe të furnizojë Ukrainën me armë shtesë.
“Ai thotë se kjo është ‘lufta e Bidenit’, por nëse e lejon Ukrainën të bjerë, atëherë pasojat do të jenë serioze. Rusia pastaj mund të shkojë drejt Polonisë dhe Ballkanit. Vetëm atëherë bota do të përballet me rrezikun e një lufte të re botërore,” paralajmëroi Quayle.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);