Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence, ka thënë se nuk ka “asnjë dyshim” se Rusia do të sulmojë një nga vendet anëtare të NATO-s në rast të një fitorje në Ukrainë.
Ai paralajmëroi se një skenar i tillë do t’i detyronte SHBA-në dhe aleatët e saj evropianë të hynin në një konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak me presidentin rus, Vladimir Putin.
Duke folur në një program televiziv britanik të BBC-së, Pence theksoi se roli i SHBA-së në këtë situatë do të ishte “mbështetja” për aleatët evropianë, të cilët pritet të marrin drejtimin në përgjigjen ndaj agresionit rus. Ai nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes dhe unitetit evropian brenda aleancës.
Pence gjithashtu vlerësoi përpjekjet e të ashtuquajturit “Koalicion i Vullnetarëve” në formulimin e garancive të sigurisë për Ukrainën.
Ai shprehu bindjen se garanci të tilla mund të krijojnë kushtet për arritjen e një paqeje të qëndrueshme dhe t’i dërgojnë një mesazh të fortë Vladimir Putinit.
“If Vladimir Putin overruns Ukraine it’ll only be a matter of time before he crosses a border of a NATO country.”
48th Vice President of the United States Mike Pence calls for US security guarantees in Ukraine to help deliver a “just and lasting peace”.#Newsnight pic.twitter.com/kAAoQwym8z
— BBC Newsnight (@BBCNewsnight) September 5, 2025
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!