Shumë lojtarë u larguan nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës 2025, dhe një prej tyre ishte edhe Inaki Pena.
Portieri 26-vjeçar ishte zbritur në rolin e portierit të katërt pas ardhjes së Joan Garcia, gjë që çoi në vendimin për ta lënë të largohej në formë huazimi për një sezon.
Pena iu bashkua Elches, ku ka zhvilluar dy ndeshje gjatë javëve të fundit. Pas prezantimit zyrtar te klubi i La Ligës të mërkurën, ai foli për situatën e tij gjatë verës.
Sipas Sport, Pena pranoi se ishte ndjerë i padëshiruar te Barcelona, sidomos pasi u la jashtë skuadrës në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar.
“Luajta 25 ose 26 ndeshje, por mbeta me një ndjenjë të hidhur që nuk luajta në muajt e fundit. Barcelona më kërkoi të prisja derisa të regjistroheshin portierët dhe, natyrisht, ata do ta bënin të lehtë largimin tim pasi kam kontratë, por unë kisha nevojë të luaj sa më shumë dhe të kisha vazhdimësi, diçka që më ka munguar këto vite për të bërë hapin e madh”.
Pena shpjegoi gjithashtu pse zgjodhi të bashkohej me Elchen, pavarësisht se raportohej se disa klube më të mëdha kishin shprehur interes për të, pasi u bë e ditur se do të largohej nga Barcelona.
“Ai (trajneri) e di çfarë mund të jap dhe unë e di çfarë kërkon ai nga unë. Fola disa herë me të gjatë verës, por Barcelona nuk më lejoi të largohesha derisa të regjistroheshin portierët”.
“Por ai më dha besim dhe më tha se po më prisnin, diçka që nuk e bëjnë të gjitha klubet”, ka thënë Pena./Telegrafi/