Ish-ushtari i UÇK-së, Agim Pllashniku, padit kryeparlamentarin Dimal Basha për pretendime lidhur me financimin e UÇK-së
Agim Pllashniku, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka dorëzuar një padi dhe kallëzim penal kundër kryeparlamentarit Dimal Basha.
Sipas avokatit, Gent Gjini padia ka të bëjë me pretendimet e Bashës për financimin e UÇK-së nga kartelët e drogës.
“Sot kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj kryeparlamentarit, Dimal Basha. Specialja duhet të zgjedh të gjitha dilemat, pasi Basha në një revistë shkencore për ngritjen e tij akademike ka publikuar informacione se UÇK-ja është e financuar nga kartelat e drogës dhe që kjo për neve ka qenë indinjuese, dhe për këtë është kodi penal e cila e sanksionon dhe e dënon këtë gjuhë dhe është një vepër që Bashën e pret dhe burgu”, ka thënë ai. /Telegrafi/