E premte, 4 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/ish-shoferi-i-zv-ministrit-te-mbrojtjes-i-kerkon-kurtit-qe-ta-shkarkoje-shemsi-sylen-rendit-arsyet-dokument/Ish-shoferi i zv. ministrit të Mbrojtjes i kërkon Kurtit që ta shkarkojë...

https://klankosova.tv/ish-shoferi-i-zv-ministrit-te-mbrojtjes-i-kerkon-kurtit-qe-ta-shkarkoje-shemsi-sylen-rendit-arsyet-dokument/Ish-shoferi i zv. ministrit të Mbrojtjes i kërkon Kurtit që ta shkarkojë Shemsi Sylën, rendit arsyet (DOKUMENT) – Klan Kosova

Hetem Vrajolli, ish-shoferi i zëvendësministrit në detyrë i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i është drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, me kërkesë zyrtare për shkarkimin e Sylës.

Në kërkesën e Vrajollit të cilën e ka siguruar Klankosova.tv, ai i kërkoi Kurtit që ta shkarkojë Sylën për shkak të përfshirjes së tij në ndërhyrje të paligjshme dhe të dëmshme për institucione shtetërore.

“Kam paraqitur kallëzim penal ndaj tij dhe jam i gatshëm të jap përgjegjësi të plotë nëse nuk kam fakte. Por po ju them me bindje: kam prova të forta dhe dëshmi të qarta që tregojnë për veprimet e tij të dënueshme”, tha Vrajolli në letrën drejtuar Kurtit, njofton Klankosova.tv.

Madje, ai pretendon se është kërcënuar personalisht nga persona të lidhur me institucionet, menjëherë pasi e ka bërë të ditur se do të paraqesë kallëzim penal ndaj Shemsi Sylës.

“Kjo ndodh vetëm në një shtet ku ndershmëria ndëshkohet dhe ku zyrtarët mbrohen nga pushteti. Kërkesat e mia janë të qarta dhe konkrete: 1. Shkarkimi i menjëhershëm i z. Shemsi Syla nga çdo pozitë zyrtare; 2. Fillimi i një hetimi të pavarur nga një prokuror që nuk ndikohet politikisht; 3. Garanci për mbrojtjen e provave dhe dëshmitarëve që lidhen me këtë rast”, thuhet tutje në letër, njofton Klankosova.tv.

Më poshtë gjeni një pjesë të letrës së Vrajollit, drejtuar Kurtit:

Zotëri Kryeministër,

Kur ministër ishte Armend Mehaj, Shemsi Syla kishte deklaruar publikisht: “S’ka bir nane që më shkarkon nga kjo pozite!”

Unë jam bir nane shqiptare që e akuzoj me fakte.

Por ju, z. Kryeministër, nuk po tregoheni bir nane që guxon ta shkarkoni.

Shemsi Syla për çdo veprim e përmend emrin tuaj duke thënë: “Albini m’ka shti!”

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë ju jeni bashkëfajtor.

Nëse nuk është e vërtetë, atëherë pse heshtni?

Dhe në fund:

Kryeministër, kur për mua nuk ka drejtësi sa jam i gjallë, atëherë mos kërko drejtësi për Astrit Deharin, i cili vdiq vetëm pse deshi të thotë të vërtetën, vetëm pse nuk deshi të heshtte, sot nuk jeton më.

Kryeministër, mos e përmend kurrë Astrit Deharin në fushatë, sepse vetëm për vota e përmendni.

Po të kishit dashur me të vërtetë drejtësi për të, nuk do t’ia kishit zhdukur mostrat e tij nën qeverisjen tuaj dhe nën drejtimin e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kryeministër, nëse keni frikë ta shkarkoni Shemsi Sylën, më tregoni – sepse atëherë unë do t’i drejtohem Presidentes së Republikës, znj. Vjosa Osmani.

Ndoshta ajo është me të vërtetë bijë e një nëne shqiptare dhe ka guximin ta shkarkojë atë që ju nuk po e shkarkoni.

The post Ish-shoferi i zv. ministrit të Mbrojtjes i kërkon Kurtit që ta shkarkojë Shemsi Sylën, rendit arsyet (DOKUMENT) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT