Ish-shefi i policisë në Suharekë, kapiteni, Afrim Sylaj, është transferuar nga Stacioni Policor në Suharekë në Qendrën Rajonale të Komunikimit në Prizren.
Sylaj për Klankosova.tv ka mohuar raportime e medieve si i njëjti është shkarkuar por se është transferuar për nevoja operative.
“Nuk është shkarkim. Jam transferuar si shef i Qendrës Rajonale të Komunikimit në Prizren. Veç për nevoja operative. Kurrë s’kam pasë masë apo vërejtje, veç për nevoja operative”, tha Sylaj për Klankosova.tv
Pas zhvillimeve të fundit në vend, policia për Klankosova.tv ka njoftuar se komandanti i stacionit policor në Lipjan, kapiten Argjent Gashi, ka kërkuar lirim nga kjo pozitë ku kërkesa është aprovuar.
Në pozitën e Gashit është emëruar kapiten Brahim Shatrolli, kurse kapiten Faik Jahmurataj është caktuar komandant i stacionit policor në Pejë, e kapiten Enis Lluka është caktuar komandant i stacionit policor në Klinë.
The post Ish shefi i Policisë në Suharekë flet për Klankosova.tv: S’u shkarkova, jam transferuar për nevoja operative appeared first on Klan Kosova.