E shtunë, 31 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeIsh-shefi i CIA-s: Pas Ukrainës, Putin mund të sulmojë Lituaninë

Ish-shefi i CIA-s: Pas Ukrainës, Putin mund të sulmojë Lituaninë

Ish-gjenerali amerikan dhe ish-shefi i CIA-s, David Petraeus, ka paralajmëruar se nëse Rusia arrin sukses në luftën në Ukrainë, presidenti Vladimir Putin mund të ndërmarrë një ofensivë ndaj një vendi anëtar të NATO-s, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai përmendi veçanërisht Lituaninë si një nga vendet më të rrezikuara nga një inkursion rus, me qëllim testimin e vendosmërisë së Perëndimit apo si hap i parë për një ofensivë më të gjerë.

Në një fjalim në organizatën kërkimore “Policy Exchange” në Londër, Petraeus kritikoi edhe politikat e dy presidentëve amerikanë – Donald Trump dhe Joe Biden. Sipas tij, Trump i ka dhënë “shumë shanse të dyta” Putinit, ndërsa Biden ka dështuar të armatosë me kohë dhe në mënyrë të duhur forcat ukrainase.

Ai theksoi se vendimet për dërgimin e armëve si tanket M1 Abrams dhe avionët F-16 janë vonuar shumë, duke penguar përparimin e Ukrainës. Petraeus gjithashtu i bëri thirrje Britanisë së Madhe të rishikojë qëndrimin ndaj ndalimit të municioneve thërrmuese, të cilat i konsideroi si thelbësore për betejat në vijën e frontit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT