Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica, për herën e dytë është ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar.
Por, Lipovica nuk ka treguar para mediave se nëse është thirrur për intervistim në rastin e rezervave shtetërore.
Sipas avokatit të tij nuk dihet arsyet e ftesës.
“Është vetëm një ftesë. Nuk e dimë as për çka është një ftesë për intervistim, kjo është intrvistimi i dytë, nuk e dimë as për çfarë rasti është”, deklaroi avokati i tij.
Ish-sekretari Lipovica, është një nga tre të dyshuarit për këtë rast, derisa të dyshuarit e tjerë janë edhe afaristi Ridvan Muharremi dhe zyrtari tjetër Hafiz Gara.
The post Ish-sekretari i MINT Irfan Lipovica po intervistohet nga Prokuroria Speciale appeared first on Klan Kosova.