Sot, në Llapushnik, u organizua një ngjarje festive në Kishën “Shën Abrahami”, ku ishin të pranishëm qindra shqiptarë, të rinj e të moshuar, burra dhe gra, që erdhën nga të gjitha Trojet shqiptare dhe Diaspora, raporton Gazeta Sinjali.
E pikërisht për këtë organizim, profesori i njohur nga Mitrovica, Ahmet Musa, ka postuar një mesazh në rrjetin social ‘Facebook’, ku ka ndarë një përshkrim të ngjarjes festive që ka ndodhur.
Sidoqoftë, postimi i profesorit ka tërhequr vëmendjen për disa gabime shkrimore, që janë mjaft të dukshme, duke përfshirë gabime gramatikore.
Musa shkruan: “Sot në Llapushnik , përkatësisht në kishën. ” Shën Abrahami ” kishte festë . Aty ishim tubuar me qindra shqiptare e shqiptarë , të rijë e të reja , burra e gra të ardhur nga të gjitha Trojet tona etnike edhe nga Diaspora shqiptare për të mbështetur vëllezërit e tyre shqiptarë që u rikthyen në besimin e t’parëve tanë . Ata vinin kryesisht nga Shala e Bajgorës përkatësisht nga Familja e gjërë”.
Ky postim është përfolur shumë në rrjetet sociale, duke marrë kritika për gabimet shkrimore dhe gramatikore të bëra nga profesori, i cili ka qenë dikur mësues i gjuhës shqipe.


Një nga reagimet:
“Kam pasë kuptuar se ky tipi, “profesori i njohur”- i konvertuar qe nja 4-5 herë, kishte qenë bash profesor i gjuhës shqipe!
Shikoni sa bukur e shkruan shqipen “profesori i njohur”, i konvertuar gati- gati sa ai Miftar legjenda që del në çdo kishë, me plis në krye!
Që thotë se emrin musliman (Miftar) e ka të trashëguar nga babgjyshi i tij i vdekur moti, por që tash po don me iu kthy rrënjëve të babgjyshit, m’u konvertu në katolik. Hyhyhy!.”
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);