Tuesday, April 7, 2026
spot_img
HomeLajmeIsh-ministri kroat i Mbrojtjes: Nëse rusët do ta kishin mundur Ukrainën brenda...

Ish-ministri kroat i Mbrojtjes: Nëse rusët do ta kishin mundur Ukrainën brenda një muaji, Vuçiq do ta sulmonte Kosovën

Ish-ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ante Kotromanoviq ka deklaruar se nëse Rusia do ta kishte mundur Ukrainën, atëherë sipas tij, Serbia do ta kishte sulmuar Kosovën.

Një deklaratë të tillë, ai e ka dhënë gjatë një interviste në televizionin N1.

“Unë besoj se Vuçiq do të kishte zbritur në Kosovë me forcat e tij dhe disa rusë nëse Rusia do ta kishte mundur Ukrainën brenda një muaji. Kush do ta kishte ndaluar atëherë?”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për armatosjen e Serbisë, si dhe çështje të tjera të sigurisë që lidhen me rajonin dhe botën.

“Gjithçka që Aleksandar Vuçiq po bën tani në lidhje me armatimet është një instrument i brendshëm me të cilin ai forcon pozicionin e tij dhe pozicionin e partisë së tij, së bashku me një përpjekje për të kontrolluar të gjitha segmentet që i duhen për të qëndruar në pushtet”, ka thënë ai.

Kotromanoviq ka deklaruar se ka një ndryshim midis armatosjes së Kroacisë dhe armatosjes së Serbisë.

“Kroacia është anëtare e NATO-s dhe ka detyrime. Kjo nuk është në asnjë mënyrë kërcënim, as nuk do të bashkonim forcat dhe do të sulmonim Serbinë. Kjo është një absurditet famëkeq”, ka shtuar ai. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT