E premte, 18 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeIsh-minatori i Trepçës emocionohet para Kuvendit: Formoni parlamentin, boll e kënaqet serbin

Ish-minatori i Trepçës emocionohet para Kuvendit: Formoni parlamentin, boll e kënaqet serbin

Një qytetar i Mitrovicës, njëherësh ish-minator ka protestuar sot para Kuvendit të Kosovës.

Ai para gazetarëve kërkoi që sa më shpejt të formohet Kuvendi i Kosovës, duke shtuar se ‘mos me jep arsye me kënaq shkaun’, transmeton klankosova.tv.

“Në emër të ish-minatorëve dhe të punëtorëve të kombinatit “Trepça”, me 17 nëntor të vitit 1988, më 16 nëntor kemi marrë vendim me ardhë në këmbë në Prishtinë për të kërkuar të drejtën tonë. Na janë cenuar të drejtat prej shkaut, na morëm vendim me ardhë kamë për Prishtinë. Këtu, janë duke punuar, këtu më kanë burgosur, këtu ku kemi marr vendim për mu nis për Prishtinë. Sot kam vendosur se prej 1260 minatorëve, edhe 217 jemi gjallë. Kam qenë edhe një javë kam kërku, ma kanë refuzu. Vullneti për me e tregu të vërtetën, për çka kemi luftuar”.

“Kërkesa jonë është që ju dhamë votat, ju besuam, mos na e kepërdorni”, tha ai.

The post Ish-minatori i Trepçës emocionohet para Kuvendit: Formoni parlamentin, boll e kënaqet serbin appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT