Friday, April 10, 2026
spot_img
HomeLajmeIsh-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Eric Adams, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, është pajisur me pasaportë shqiptare.

Vendimi për dhënien e shtetësisë shqiptare është miratuar me një dekret të veçantë nga Presidenti Bajram Begaj, ditën e sotme.

Në dekret thuhet se, bazuar në ligjin 113/2020, Eric Adams i jepet shtetësia shqiptare dhe se ky dekret hyn menjëherë në fuqi, botohet në Fletoren Zyrtare, si dhe theksohet se Adams është pajisur me pasaportë shqiptare me kërkesë të tij.

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut kishte qëndruar më parë për një vizitë në Shqipëri në tetor të vitit 2025, ku ishte takuar edhe me kryeministrin Edi Rama.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT