Thursday, February 26, 2026
spot_img
HomeLajmeIsh-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi sot para gjykatës

Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi sot para gjykatës

Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do paraqitet sërish  sërish sot në sallën e gjyqit.

Krasniqi në Gjykatën e Prishtinës do të  përballet me akuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), që sipas saj, ai i ka shkaktuar KEK-ut dëm prej 3 milionë eurosh për shkak të tregtimit të energjisë elektrike me kompaninë sllovene “Holding Slovenske Elektrane”, e cila nuk ka qenë e licensuar në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë,  Krasniqi është deklaruar i pafajshëm disa herë para trupit gjykues.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT