Ish-kryeministrja e Finlandës bën thirrje për vetëm katër ditë punë në javë: Më shumë kohë me familjen

news image

Ish-kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka bërë thirrje për një orar pune më fleksibël, duke propozuar një javë me katër ditë pune dhe nga gjashtë orë në ditë.

Sipas Marin, një ndryshim i tillë do t’u siguronte punonjësve më shumë kohë për familjet dhe jetën personale. Aktualisht në Finlandë, një javë pune përbëhet nga pesë ditë me nga tetë orë në ditë.

Marin, e cila udhëheq një koalicion të qendrës së majtë me katër parti të tjera, të gjitha të kryesuara nga gra, e ka mbështetur prej kohësh idenë e javëve më të shkurtra të punës.

Përpara se të bëhej kryeministre, ajo mbante postin e Ministres së Transportit dhe ishte ndër zërat më të zëshëm në favor të reformave të orarit të punës.

“Unë besoj se njerëzit meritojnë të kalojnë më shumë kohë me familjet e tyre, të dashurit, hobet dhe aspekte të tjera të jetës, të tilla si kultura. Ky mund të jetë hapi tjetër për ne në jetën e punës”, ka komentuar kryeministrja propozimin e ri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/