Në spektaklin e njohur “She’s On Top” janë realizuar eliminimet e para, dhe vajzat janë rikthyer në “She’s On Top Club” për të shprehur pakënaqësitë e tyre dhe për të diskutuar arsyet që çuan deri në largim.
Në një moment, njëra nga vajzat e eliminuara pati një përplasje të fortë me opinionisten e këtij programi, Xheneta Fetahun.
Ajo i tha Xhenetës se nëse do të ishte pjesë e këtij emisioni, do të ishte vajza më falso, duke e irrituar ish-banoren e “Big Brother VIP Kosova 3”.
“Nëse do të ishe pjesë e She’s On Top do të thoja që je falso”, tha ish-konkurrentja.
Xheneta Fetahu, me një përgjigje të shpejtë, i kthye: “Paske problem me sy atëherë, me sy sheh kush është falso.”
“Në rregull, unë këtë mendim kam,” ia ktheu ajo, duke vazhduar më pas të flasë me Xhenetën, që e sfidoi: “Unë të uroj suksese te shtëpia dhe të më shohësh më shumë.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!