Njëri erdhi t`i dal krah babait, e tjetra vjehrrit.
I biri i Sami Lushtakut, Mërgimi, është i burri vetëm që deri në këto momente erdhi në këtë tubim fushate, të hënën, ta mbështes kandidaturën e të atit për kryetar Skenderaji, meqë dyert këtu u hapën veç për gra.
Duket se thirrjen për të ardhur këtu e morën më shumë seç pritej, andaj u desh të shtohen ulëse.
Në rend të parë u panë deputete nga ky rajon që prisnin të ardhurat.
Ai për të cilin u mblodhën gratë, para se të hyjë tek to, ndalohet nga disa burra jashtë për foto, prej të cilëve edhe mori garanci për triumf.
Nën duartrokitje, Lushtaku në sallë bashkë me kryetarin aktual Fadil Nura. Të dy janë të shoqëruar nga gratë e atmosfera duket se e nxehu atë që synon rikthimin në krye të komunës.
Pas himnit shtetëror e kombëtar që e këndon edhe vetë protagonisti, fjalën e merr Fadil Nura që lartëson atë që e cilëson shtyllë të shtëpisë.
E kur të pranishmeve iu drejtua ish-komandanti nga Drenica, kujton një ngjarje nga lufta me një nënë të Prekazit.
E si kryetar i ardhshëm, u zotua se to ketë trajtim dinjitoz për këtë kategori.
Fjalët e gjeneralit, një grua po i transmetonte direkt në rrjete sociale.
E sekretarja e partisë, që është mbesë Drenice, tha se gratë në këtë rajon janë më të forta se burrat.
Një rrëfim emocional trimërie e dha edhe ish luftetarja Elheme Hetemi.
Më pas u prezantuan e u bë thirje të mbështeten 10 kandidatet gra për asamble.
Lushtaku është i sigurt për festën e 12 tetorit, por tjetra që do të vijë pas saj, sipas tij, do të jetë edhe më e veçantë, jo vetëm në Drenicë.
Për këtë mori edhe një mesazh mbështetës nga kjo e moshuar, kur u krye tubimi.
The post Ish-komandanti politikan: Lushtaku kujton fjalët që ia tha lokja në luftë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.