Friday, March 6, 2026
spot_img
HomeLajmeIsh-komandanti i UÇK-së rrëfen kthimin e Rifat Jasharit në Prekaz, pas marsit...

Ish-komandanti i UÇK-së rrëfen kthimin e Rifat Jasharit në Prekaz, pas marsit të ’98 (VIDEO)

Ish-komandanti i njësisë speciale të UÇK-së, Bekim Shyti, ka rrëfyer momentin e kthimit të Rifat Jasharit, dhe të tjerëve të mbijetuarve të familjes Jashari në Prekaz për herë të parë pas marsit të vitit 1998.

Në emisionin “Fol me Arin”, në një intervistë me gazetaren Blerina Shoshi, Shyti tha se momenti kur familja Jashari u rikthye në Prekaz ishte shumë emocional për të gjithë ata që ishin të pranishëm.

Ai tregoi se shumë prej tyre u mallëngjyen kur panë bacën Rifat së bashku me familjarët e tjerë.

“Kur kanë ardhur, duhet ta pranoj se ishte diçka krejt normale dhe njerëzore që një pjesë e madhe prej nesh u mallëngjyem kur e pamë bacën Rifat, Lulin, Bekimin dhe të gjithë të tjerët. Ai moment nuk fshihet nga kujtesa. Bashkë me familjen dhe me bacën Rifat përpara, së bashku me ushtarët e rreshtuar rresht për katër, kemi ardhur nga kazerma drejt lagjes Jasharaj. Dashtë Zoti që gjithmonë të vijmë këtu dhe të kujtojmë sakrificën që është bërë për këtë vend”,  tha Shyti për Klan Kosova.

Ndiqni rrëfimin e plotë, në videon vijuese:

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT