Ish-koloneli Veseli: Serbisë i duhen edhe 50-100 vjet për ta ndryshuar mendimin ndaj kombeve të tjera (VIDEO) 

Ish-koloneli Veseli: Serbisë i duhen edhe 50-100 vjet për ta ndryshuar mendimin ndaj kombeve të tjera (VIDEO) 

Ish-koloneli Afrim Veseli ka deklaruar se shoqëria serbe mund të ketë nevojë edhe 50 deri në 100 vjet për ta reformuar mënyrën e të menduarit ndaj popujve tjerë në rajon.

I ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Veseli tha se Serbia vazhdon të ketë vështirësi në reflektimin ndaj së kaluarës, ndërsa shtoi se mungesa e kësaj vetëreflektimi po e shndërron atë në kërcënim për fqinjët.

“Kombi serb ndoshta edhe 50 apo 100 vjet do të ketë nevojë që të riformojë mënyrën e të menduarit ndaj kombeve të tjera. Ata nuk po mund ta shohin vetveten në pasqyrë, dhe kjo do të mbetet problem”, u shpreh Veseli, transmeton Klankosova.tv.

Ndiqni deklaratën e plotë, në videon vijuese:

 

 

The post Ish-koloneli Veseli: Serbisë i duhen edhe 50-100 vjet për ta ndryshuar mendimin ndaj kombeve të tjera (VIDEO)  appeared first on Klan Kosova.