Ish-këshilltari i NATO-s vazhdon dëshminë në Hagë

Qershori i ’99-ës në Kosovë, Duncan: Kur u larguan forcat serbe, pati një eksod të jashtëzakonshëm

Java e dëshmive në Gjykatën Speciale në Hagë nisi me ish-këshilltarin e NATO-s John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojta e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Dita e dytë vazhdon po ashtu me dëshminë e tij para trupit gjykues, e cila pritet të fillojë nga ora 09:45, sipas orës tonë lokale, raporton Klankosova.tv.

Siç kishte dëshmuar ish- diplomati amerikan, James Rubin, e më pas Paul Williams. Duncan, si dëshmitar i tretë, konfirmoi atë që kishin thënë edhe paraprakët e tij: ish-presidenti Hashim Thaçi kishte një rol politik dhe nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së.

Për një mbulim të plotë të dëshmive në Gjykatën Speciale në Hagë, ndiqni raportimin e Klankosova.tv.

The post Ish-këshilltari i NATO-s vazhdon dëshminë në Hagë appeared first on Klan Kosova.