Ish-kapiteni i Uellsit, Ashley Williams, beson se Nuno Espirito Santo mund ta ringjallë West Ham United, pas largimit të trajnerit Graham Potter.
“Për tifozët dhe klubin, ata duan të shohin një ekip që punon fort dhe që tregohet më i guximshëm me topin. Nën drejtimin e Potter-it, loja ishte e zbehtë, nuk kishte asgjë për tifozët për t’u mbështetur. Nuno mund të ringjallë klubin dhe është personi perfekt për këtë moment”, tha Williams për ‘BBC’.
Ish-lojtari shtoi se West Ham ka qenë shumë e lehtë për t’u mundur dhe se Nuno do të organizojë ekipin, duke vendosur se cilët lojtarë mund t’i përshtaten projektit të tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!