Ish-i dashuri i Kim Kardashian njofton padi kundër saj dhe nënës së saj, Kris Jenner: Do të jetë më keq se ai i Diddy-t

Ish-i dashuri i Kim Kardashian njofton padi kundër saj dhe nënës së saj, Kris Jenner: Do të jetë më keq se ai i Diddy-t

Këngëtari dhe aktori amerikan Ray J ka bërë një sërë akuzash serioze dhe tronditëse kundër ish-të dashurës Kim Kardashian dhe nënës së saj Kris Jenner, duke pretenduar se ai po punon me hetuesit federalë në një hetim të RICO kundër tyre.

Në një transmetim të kohëve të fundit të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, i cili u përhap me shpejtësi në internet, Ray J i tha reperes Chrisean Rock se hetimi federal mund ta kompromentonte seriozisht familjen e famshme”.


Padia RICO që po ngre kundër Kris dhe Kim do të jetë çmenduri. Do të jem në lajme çdo ditë. Do të them shumë gjëra të pista. Të gjithë ata që janë afër Kim duhet t’i thonë asaj se federalët po vijnë. Nuk ka asgjë që mund ta ndalojë më këtë proces”, tha Ray J.

Ai shtoi se mendon që situata është “më e keqe se rasti i Diddy-t”, duke aluduar në skandalet që pasuan reperin Sean Diddy Combs. Megjithatë, Ray J nuk hyri në detaje rreth provave dhe as nuk shpjegoi se në çfarë bazohej saktësisht hetimi i supozuar.

Akti RICO (Akti për Organizatat e Shantazhit dhe të Korruptuara) përdoret më së shpeshti në rastet e krimit të organizuar, duke përfshirë mafian dhe kartelet e drogës. I njëjti ligj u përdor në rastin kundër Diddy-t, i cili në maj u lirua nga akuzat për trafikim qeniesh njerëzore për qëllime shfrytëzimi seksual, megjithëse u shpall fajtor për vepra të tjera penale që lidhen me prostitucionin.

Ray J ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me familjen Kardashian për një kohë të gjatë. Ju kujtojmë se në vitin 2007, së bashku me Kim Kardashian, ai ishte në qendër të një skandali kur regjistrimi i tyre intim u publikua. Edhe pse ata pretenduan në atë kohë se ishte një “rrjedhje” pa pëlqimin e tyre, Ray J vite më vonë akuzoi Kris Jenner se kishte një rol në shpërndarjen e videos.

Në një postim të vitit 2022, të cilin e fshiu më vonë, ai e sulmoi ashpër Kris Jenner, duke thënë: “Po lidhesh me burrin e gabuar me ngjyrë, Kris. Nuk më intereson sa vjeç është. Ajo që po përpiqesh të më bësh është çnjerëzore, raciste dhe krejtësisht e gabuar.”

Ray J ka theksuar vazhdimisht se publikimi i regjistrimit shkatërroi reputacionin dhe jetën e tij private, duke e quajtur atë “gjëja më e keqe që i ka ndodhur ndonjëherë”. /Telegrafi/