E enjte, 15 Maj, 2025
spot_img
HomeSportIsh-golashënuesi i Superligës viziton Llapin, ku shkëlqeu edicionin e kaluar

Ish-golashënuesi i Superligës viziton Llapin, ku shkëlqeu edicionin e kaluar

Me 26 gola, Muhamet Hyseni ishte top-realizatori i Superligës së Kosovës në futboll, gjatë edicionit 2023/24.

Pas atij super sezoni, shumë oferta pranoi skuadra e Llapit për sulmuesin, për ta pranuar në fund atë të ekipit nga Danimarka, AC Horsens, njofton Klankosova.tv.

E gjashtë muaj pasi u transferua në Skandinavi, futbollisti erdhi për pushime në vendlindje, duke mos ngurruar që ta vizitojë ekipin me të cilin shkëlqeu.

Koiçidenca qëndron te fakti se sikurse që Llapi nuk po kalon formë të mirë në kampionatin elitar të Kosovës, as Hyseni s’po lë gjurmë në Divizionin e Parë danezë, pasi që nga transferimi atje, ka shënuar vetëm tre gola, asnjërin prej tyre në Ligë, raporton Klankosova.tv.

A është ky një sinjal se sulmuesi mund të rikthehet te foleja ku shëndrit, mbetet të shihet në vazhdim.

Për t’i ndjekur ndeshjet e Llapit, sikurse edhe krejt skuadrave tjera në Superligën e Kosovës në futboll, bashkë me të gjitha kompeticionet kryesore sportive, vendore dhe ndërkombëtare, mund të përfitoni nga super oferta e Art Motion, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë, nga data 21 dhjetor.

Pos sportit, me pakon SUPREME PLUS e cila ka çmim prej vetëm 27.99€ në muaj, do të mund të shikoni mbi 315 kanale televizive, përfshirë mega spektaklin BIG BROTHER VIP KOSOVA 3, derisa përfitoni edhe Internet deri në 500 Mbps.

Mos e lëshoni rastin, oferta është e limituar!

Ofertë spektakolare nga Art Motion

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT