Ish-drejtori i Financave në Byronë Kosovare të Sigurimit, Valon Berisha, është njëri nga të dyshuarit, të cilit i i është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë paraqitjes së tij sot para Gjykatës Themelore në Prizren.
Berisha është njëri prej 39 personash që kanë dalë sot para trupit gjykues, lidhur me rastin e e zhvatjes së mbi 1 milion eurove, raporton Klankosova.tv.
Gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda, e cila po e përcjell rastin nga afër, ka bërë të ditur se seanca ka nisur rreth orës 16:00 dhe pritet të vazhdojë deri në orët e vona të natës.
Por, gjatë zhvillimit të saj pati edhe një pauzë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore pikërisht të Valon Berishës./Klankosova.tv
Rasti BKS, përkeqësohet gjendja shëndetësore e njërit prej të dyshuarve në Gjykatën e Prizrenit


