Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku, ka njoftuar se pas largimit nga Parlamenti i Shqipërisë do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij politike.
Ai i është bashkuar ekipit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani si këshilltar për Politikë të Jashtme.
Pak ditë më parë, Çollaku ka marrë nënshtetësinë e Kosovës, duke i hapur rrugë angazhimit të tij të ri.
“Të dashur miq, me kënaqesi dhe krenari kam pranuar ftesën e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ,për t’u bere pjese e ekipit të saj nese pozicionin e Këshilltarit për Politike të Jashtme”, shkroi ai në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
The post Ish-deputeti i PD-së bëhet këshilltar i Osmanit appeared first on Klan Kosova.