Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe Ukrainë, ka komentuar takimin e paralajmëruar mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe presidentit rus Vladimir Putin, që pritet të mbahet në Moskë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Gjokës, ky takim mund të shërbejë si një përpjekje e Vuçiçit për të siguruar mbështetjen e Rusisë në funksion të planeve kundër Kosovës. Ai theksoi lidhjet e forta dhe të konsoliduara mes Serbisë dhe Rusisë, të cilat, sipas tij, kanë ndikuar në zhvillimin e politikave serbe ndaj rajonit.
“Dihen marrëdhëniet prioritare mes Serbisë dhe Rusisë, janë të konsoliduara dhe Serbia me politikën e saj në raport me rajonin e Ballkanit veçanërisht ndaj Kosovës, nuk do ishte në këtë stad që është sot pa mbështetjen e Rusisë”, tha Gjoka. Ai përmendi edhe ndikimin e kishës ortodokse ruse si pjesë e këtij boshti që përfshin Serbinë dhe politikat separatiste në Bosnje-Hercegovinë.
Tutje, ai shtoi: “Serbia po përgatitet edhe në këtë radhë dhe ndaj i duhet një dorë nga Kremlini për të vazhduar politikën e saj kundërshtuese dhe agresive kundër Kosovës”.
Sipas tij, vizita e Vuçiqit në Moskë është pjesë e një strategjie për të marrë “impute politike” nga Kremlini, të cilat mund t’i shfrytëzojë edhe për konsolidimin e pozicionit të tij të brendshëm në Serbi.
“Shumë shpejt do t’i vijë radha e diskutimit edhe çështjes mes marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Vuçiq kërkon të marrë një lloj mbështetje dhe fuqie nga Kremlini”, përfundoi Gjoka.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);