Sulmuesi suedez Alexander Isak ka folur për herë të parë publikisht rreth transferimit të tij te Liverpooli, duke dhënë një vlerësim pozitiv si për klubin e ri, ashtu edhe për qytetin.
Pas një fillimi të qetë dhe pa shumë dalje në media, madje kishte shmangur detyrimet mediatike edhe gjatë pushimit të kombëtareve në shtator, Isak ka folur këtë të premte përpara miqësores së Suedisë ndaj Zvicrës 10 tetor.
“Deri tani ka qenë gjithçka shumë mirë. Një skuadër e madhe dhe një qytet ku ekipi ka një lidhje shumë të mirë me tifozët. Deri më tani ka qenë një eksperiencë fantastike”, ka thënë Isak.
Deklaratat e Isak pritet të mirëpriten nga tifozët e Liverpoolit, të cilët kanë treguar durim me sulmuesin e ri, pavarësisht se ka realizuar vetëm një gol në gjashtë paraqitjet e para nën drejtimin e trajnerit Arne Slot.
Klubi anglez e transferoi sulmuesin suedez gjatë afatit kalimtar të verës, me pritshmëri të larta për të shtuar opsionet në fazën ofensive. /Telegrafi/