Në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës, të zhvilluar të hënën, Kosova arriti një fitore të madhe 2-0 ndaj Suedisë. Elvis Rexhbecaj dhe Vedat Muriqi ishin autorët e golave që i dhanë tri pikë të arta “Dardanëve”.
Sulmuesi më i ri i Liverpoolit, Alexander Isak, i transferuar për 150 milionë euro, bëri paraqitjen e tij të parë të sezonit duke hyrë në lojë si zëvendësues në minutën e 72-të. Megjithatë, ai nuk arriti të ndryshojë fatin e takimit.
Një episod interesant ndodhi gjatë pjesës së dytë, kur Isak, në përpjekje për të ushtruar presion te gjyqtari, kur filloi të numëronte me zë të lartë “rregullin e 8 sekondave” për portierin e Kosovës, duke shkaktuar të qeshura te tifozët.
Alexander Isak
Ky rregull, i futur nga IFAB për të parandaluar humbjen e kohës, parashikon që portierët duhet ta lëshojnë topin brenda tetë sekondave pasi e marrin në zotërim.
Nëse kjo nuk respektohet, kundërshtarit i jepet një goditje dënimi indirekte.
Megjithëse rregulli ka për qëllim të ruajë ritmin e lojës, zbatimi i tij shpesh është i paqëndrueshëm. /Telegrafi/