Isak as sot nuk debuton me Liverpulin, Slot e lë jashtë listës për ndeshjen me Burnley

news image

Liverpooli luan sonte me Burnley për javën e katërt të Premierligës angleze. Një nga temat kryesore për këtë ndeshje është se transferi më i shtrenjtë i “Redsave”, Alexander Isak, është lënë përsëri jashtë listës, pasi trajneri Arne Slot nuk dëshiron të marrë rrezikun e përdorimit të tij në këtë fazë.

Isak nuk luajti ende këtë sezon për Liverpoolin dhe pra, Slot po e ndërton gradualisht fizikun e tij, pasi sulmuesi suedez mungoi në stërvitje gjatë pjesës më të madhe të përgatitjeve për sezonin.

Slot paralajmëroi që ai nuk do të jetë gati për të luajtur 90 minuta çdo ndeshje për momentin.

Ndeshja Liverpool vs Burnley fillon në ora 15:00, me formacionet e mëposhtme:

Liverpool: Alisson; Van Dijk, Konate, Kerkez; Wirtz, Szoboszlai, Mac Allister; Salah, Gakpo, Ekitike, Gravenberch.

Burnley: Dubravka; Walker, Hartman, Esteve; Ugochukwu, Foster; Anthony, Tchaouna; Ekdal, Cullen, Laurent.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/