Autoritetet iraniane kanë thirrur ambasadoren e Zvicrës në Teheran, Nadine Lozano, për t’i përcjellë një paralajmërim të qartë ndaj Shteteve të Bashkuara, duke i akuzuar ato për bashkëfajësi në sulmin e fundit të kryer nga Izraeli.
Sipas raportimit të “CNN”, përfaqësues të Iranit i kanë deklaruar ambasadores se “ShBA duhet të mbahet përgjegjëse”.
“Nuk është e imagjinueshme që veprimet agresive të regjimit sionist kundër Iranit të jenë kryer pa bashkëpunimin, koordinimin ose të paktën pa dritën jeshile nga SHBA. Në këtë drejtim, SHBA duhet të mbahet përgjegjëse për sjelljen e saj të paligjshme”, thuhet në deklaratën zyrtare të publikuar nga agjencia shtetërore iraniane, IRNA.
Teherani ka paralajmëruar gjithashtu kundër çdo lloj mbështetjeje të mundshme që SHBA-ja mund t’i ofrojë Izraelit gjatë një përgjigjeje të mundshme iraniane, duke përfshirë edhe përpjekjet për të penguar Iranin që të ushtrojë të drejtën për vetëmbrojtje.
“Përfshirë përpjekjet për të penguar Iranin të ushtrojë të drejtën e tij për mbrojtje legjitime”, thuhet më tej në deklaratë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!