E shtunë, 14 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeIrani në OKB: Sulmi barbar i Izraelit mori jetën e 78 personave,...

Irani në OKB: Sulmi barbar i Izraelit mori jetën e 78 personave, shumica gra e fëmijë

Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara, Amir Saeid Iravani, ka denoncuar në një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së sulmin e Izraelit, duke e cilësuar atë si “barbar dhe kriminal”.

Ai ka thënë se ky sulm ka shkaktuar vdekjen e 78 personave, shumicën e të cilëve i përkisnin gruas dhe fëmijëve.

“Shumica e të vrarëve ishin gra e fëmijë,” ka theksuar Iravani, duke nënvizuar se Izraeli ka kryer një akt agresioni duke qëlluar mbi qendra civile.

Ai e cilësoi këtë si “një akt të qartë të terrorizmit shtetëror dhe një shkelje flagrante të të drejtës ndërkombëtare”.

Ambasadori i Iranit gjithashtu deklaroi se pas sulmeve janë lënduar edhe 320 persona.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT